Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Ledjona Xheladina,j së fundmi ka qenë e ftuar në “Top Albania Radio”.
Teksa po fliste për reality shou-n, gazetarja tha që Luiz Ejlli i ka bërë bllok në Instagram.
Ajo e uroi çiftin për ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Luna Maria Ejlli dhe shtoi se Kiara Titon e ka shumë xhan, duke theksuar se këngëtari i ka bërë bllok.
Gazetarja u shpreh se nuk e di ku mund ti ketë ngelur hatri Luizit, duke treguar se ajo e ka vlerësuar atë.
“Kiarën e kam shumë xhan, tani që është bërë dhe mami i urojmë jetë të gjatë vajzës. Ka qenë një pyetësor në Instagram-in tim dhe jam pyetur për Luizin dhe faktikisht nuk më dilte që ti bëja tag dhe thash më ka bërë bllok. Nuk e di pse Luizi sepse unë e kam vlerësuar. Se di çfarë ka e se ku i ka ngelur hatri…”, tregoi Ledjona.
E njëjta u largua javë më parë nga Big Brother, përkundër se ka qenë e pëlqyer për lojën e saj brenda.
Sidoqoftë, ajo tani po vazhdon të shijojë jetën pas famës që ka marrë në këtë format.