Ish-Kryeministri, Sali Berisha, akuzon zv.kryeministren, Belinda Balluku, për fshehjen e një aksidenti rrugor që është kryer nga një makinë e Ministrisë së Infrastrukturës, me pasojë vdekjen e një djali 18 vjeç.
Një lajm i tillë i është mbërritur Berishës, në mesazh, të cilin e ka publikuar në Facebook, ku një qytetar ka denoncuar një aksident rrugor, duke u shprehur se një makinë e Ministrisë së Infrastrukturës, tip ‘tuareg’, ka përplasur me pasojë vdekje, një djalë 18 vjeç në aksin Fier-Vlorë.
Postimi i Sali Berishës: