Gazetari Baton Haxhiu, ka qenë sot në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) për rreth 2 orë.
Haxhiu pasi ka dalë nga ambientet e SPAK, ka thënë për mediat se ka qenë atje për të intervistuar një prej hetuesve, dhe se nuk ka pasur fletëthirrje.
“Shkova të intervistoja njërin prej hetuesve për një lëndë . Aq mundem me thënë, s’kam të drejtë. E lexoni.
Jo nuk kisha fletëthirrje. Nuk ka lidhje me fletëthirrjen kjo”, tha Haxhiu.