Bardhi komunikon me SPAK për amnistinë penale: Lirimi i 100 zyrtarëve të korruptuar, një e pavërtetë e madhe

Kreu i Grupit Parlamentar, Gazmend Bardhi, tha në Kuvend se ka komunikuar me SPAK mbi pretendimin se 100 zyrtarë të korruptuar kanë përfituar nga amnistia penale, duke e cilësuar si një të pavërtetë të madhe.


Sipas tij, një sajim i tillë ka ardhur nga të gjithë ata persona të cilët nuk kanë forcën për të bërë një opozite reale kundrejt qeverisë aktuale.

Bardhi e drejtoi këtë akuzë pa një emër të përveçëm në atë sallë, duke shtuar se kush nuk bën dot politikë, krijimi i gënjeshtrave është rruga e vetme për t’u bërë lajm.

Kreu i Gr. Parlamentar në lidhje me këtë çështje, i është drejtuar zyrtarisht SPAK-ut për të marrë informacione.

Institucioni i konfirmoi atij se asnjë person, që është nënshtruar hetimeve apo gjykimeve të SPAK -ut, nuk ka përfituar nga amnistia.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, vetëm personat e akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publik”, neni 245/1, kanë përfituar nga amnistia.

Gazmend Bardhi: I shqetësuar nga lajmet e keqinterpretuar në media, se nga amnistia përfituan lirinë nga burgu “100 zyrtarë të korruptuar”, me datë 25 Prill 2024, i jam drejtuar zyrtarisht SPAK me një kërkesë për informacion.

Dje jam informuar zyrtarisht nga drejtuesi i SPAK, të cilin dua ta falenderoj për korrektesën, nga ku më rezulton se e gjitha çka u pretendua edhe sot në mëngjes në këtë sallë është një gënjeshtër e madhe.

SPAK ka detajuar, shpjeguar dhe sqaruar, historinë e rreme se nga amnistia u liruan nga burgu apo përfituan ulje të kohës së qëndrimit në burg “100 zyrtarë të korruptuar”, një e pavërtetë e madhe, që fryhet/sajohet nga ata që as nuk kuptojnë çfarë lexojnë dhe as nuk duan të kuptojnë, por kanë vendosur të qëndrojnë deri në fund tek politika e gënjeshtrës së ditës: “bëjmë sikur themi diçka të pavërtetë, pa thënë asgjë në interes të qytetarëve” që të bëhemi lajm i ditës. Kush nuk prodhon dot politikë, e ka të vetmen rrugë gënjeshtrën për t’u bërë lajm. Kush nuk bën dot opozitë reale me qeverinë e Edi Ramës, e ka të vetmen rrugë sajimin e kauzave të rreme për t’u bërë lajm.

Nga sqarimi i SPAK rezulton e qartë se:

  1. Asnjë subjekt i posaçëm i SPAK nuk ka përfituar nga Amnistia.
  1. Asnjë procedim penal nën hetim nga SPAK apo proces gjyqësor i pa përfunduar me vendim të formës së prerë nuk ka përfituar nga Aministia.
  1. Asnjë gjyqtar apo prokuror nuk ka qenë në burg në kohën e hyrjes në fuqi të Amnistisë dhe për pasojë nuk kishte sesi të përfitonte lirimin nga burgu.
  1. Nga 18 vepra penale që janë në kompetencë të SPAK (nenet 244, 244/a, 245, 245/1, 257, 258, 259, 259/a, 260, 312, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh dhe 319/e) vetëm 1 vepër penale, pra personat e dënuar për veprën penale të parashikuar në nenin 245/1 “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publik”, kanë përfituar nga amnistia.
  1. Statistikat e dhënë nga SPAK i referohen këtyre subjekteve, pra qytetarë që kanë qenë të dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.
  1. Nga e gjitha shifra e referuar nga SPAK lirimin nga burgu kanë përfituar vetëm 4 qytetarë, ndërkohë që pjesa tjetër nuk kanë qenë në burg, sepse janë liruar nga vetë GJKKO.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme