Ministri i Punëve të Brendshme, Taulant Balla, ka reaguar mbi rastin e përndjekjes dhe aksidentimin së një efektivi në Vlorë ndaj koleges së tij, duke thënë se nuk ka asnjë justifikim ndaj dhunës, sidomos ajo me bazë gjinore.
Reagimi i ministrit ka ardhur nga rrjetet e tij sociale, i cili ka shkruar:
STOP DHUNËS ME BAZË GJINORE.
Agjencia e Mbikqyrjes Policore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit po hetojnë një rast dhune dhe përndjekjeje të një punonjësje të Policisë, për të vendosur para drejtësisë personin e dyshuar, punonjës policie i perjashtuar tashmë nga Policia e Shtetit. Gjej rastin t’i bëj thirrje çdo gruaje të denoncojë çdo lloj forme dhune. Dhuna shpesh manifestohet mbrapa dyerve të mbyllura apo në telefon, por kjo është një temë që duhet bërë publike. Dhuna ndaj grave nuk është një çështje private. Ajo na intereson të gjithëve. Dhe ne, e gjithë shoqëria, duhet t’i nxisim viktimat e dhunës ta denoncojnë. Nuk mund të ketë #AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!
Kërko ndihmë në 116117
Raporto në 129