Ditën e sotme mbahen votimet për përzgjedhjen e delegatëve për Kongresin e ri të PS, në kuadër të procesit të rienergjizimit të kësaj force politike, pjesë e së cilës u bë dhe Kryeministri Edi Rama.
Ai votoi në qendrën e votimit në komunën e Dajtit.
Në dalje të kësaj qendre, Rama ka biseduar shkurtimisht me deputetin socialist Xhemal Qefalia.
Deri më tani nuk kemi asnjë prenoncim për mediat nga ana e Kryeministrit.
Procesi i votimit do të zgjasë deri në orën 16:00.