Forcat “Shqiponja” në Lezhë, kërcënoi me armë zjarri nipin e tij, në pranga 67 vjeçari (EMRI)

Ditën e sotme është arrestuar një 67 vjeçar pasi kërcënoi me armë zjarri nipin e tij.


Ngjarja ndodhi në fshatin Mërqi të Lezhës, kur Pjetër Nika, 67 vjeç, ka mbërritur në banesën e nipit të tij, për shkak të një konflikti, i cili kishte gjasat të përshkllëzohej.

Nipi ka lajmëruar policinë e Lezhës për ngjarjen dhe në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Komisariatit të qytetit së bashku me Forcën “Shqiponja”.

Pas kontrollit së banesës të 67 vjeçarit, uniformat blu gjetën e një sasi municioni luftarak.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme, ndërsa 67 vjeçari akuzohet për veprat penale “Kanosja”, neni 84, i dënueshëm deri në 1 vit burg, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, neni 278 i Kodit Penal, i denueshëm deri në 7 vite heqje lirie.

Njoftimi i policisë:
Me marrjen e njoftimit për një konflikt në fshatin Mërqi, ku shtetasi P.N kanoste me armë zjarri nipin e tij shtetasin F.N, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe të Forcës “Shqiponja” kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.
Falë ndërhyrjes në kohë është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit dhe është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak, që dyshohet se e posedonte shtetasi P. N., 67 vjeç, banues ne Merqi, Lezhë.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet edhe një sasi municioni luftarak.
Në përfundim te veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhe bënë arrestimin ne flagrancë të shtetasit P. N., për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme