Kryetari i PL-së, Ilir Meta, reagoi ditën e sotme mbi projektligjin për surrogacinë, duke e cilësuar si një tentativë për të mohuar përcaktimet sublike nënë-baba, e për t’i kthyer ata në shprehje numerike prindi 1 dhe 2.
Sipas tij, projektligji synon kthimin e vendit në qendër ndërkombëtare të uteruseve, për të përdorur gratë e vajzat shqiptare si rezervate të paguara për të prodhuar bebe.
“Po synojnë që të kthejnë vendin në qendër ndërkombëtare të uteruseve me këtë pr.ligj për riprodhimin. Përdorin gratë dhe vajzat shqiptare si rezervate të paguara për të prodhuar bebe.”- shprehet Meta
Për kryetarin e PL-së, skandali qëndron tek miratimi i këtij pr.ligji kur vendi është goditur nga shpopullimi.
Ilir Meta: PE e konsideron euro-krim uteruesin me qira. Kjo është një tentativë për të mohuar përcaktimet sublime nënë-baba, dhe për t’i kthyer ata në shprehje numerike prindi 1 dhe 2. Pjesa më hidhur është zgjatja e kohës së abortit dhe nxitja e abortit të vajzat e reja. Gjykata Supreme në SBBA ka marrë vendim ekstrem për abortet për të ulur javët e abortit. Ky ligj paraqitet sot teksa vendi është goditur nga shpopullimi. Zgjatja e afateve të kryerjes së abortit nga 12 javë në 14 javë duke nxitur vajzat adoleshente drejt abortit. Një tjetër skandal është ulja e moshës së vajzave nga 18 në 16 vjeçe, që të vendosin në mënyrë të pavarur për të abortuar