Arrestohet 32 vjeçari nga Tetova, akuzohet për sjellje agresive

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë (SPB) njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 32 vjeçarin Sh.Z. nga një fshat i Tetovës i cili paraprakisht ishte denoncuar nga babai dhe bashkëshortja e tij për sjellje agresive.

“Më datë 12.05.2024 në ora 22:40, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin Sh.Z (32) nga një fshat i Tetovës, i cili është denoncuar nga babai i tij 57-vjeçar dhe bashkëshortja e tij 32-vjeçare, se në shtëpinë e tyre familjare në fshat është sjellë në mënyrë agresive dhe i ka kërcënuar, ai gjithashtu ka tentuar ta sulmojë fizikisht gruan e tij. Ai është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB-së. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme