Vrasje e dyfishtë në Stajkovc të Shkupit, i dyshuari është vëllai i njërës prej viktimave dhe është shtruar në spital

Mjeku i Emergjencave Mjekësore në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e S.K, ndërsa V.K me lëndime është transportuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”, ku ka ndërruar jetë në orën 14:00.

Policët e Stacionit Policor Gazi Babë dhe Njësiti i Policisë Intervenuese në SPB Shkup me plagë thike e kanë gjetur edhe L.K (67), vëllai i V.K, i cili dyshohet se është autor i vrasjes.

Ai gjithashtu është transportuar në spital për trajtim mjekësor.

Nga autoritetet thonë se po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe do të dalin me detaje se si ka ndodhur ngjarja e sotme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme