Enkelejda Limaj është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit, në Babicë të Vlorës, nga fëmijët, familjarët dhe të afërmit e saj.
Të afërmit e viktimës, të prekur nga kjo tragjedi, janë shprehur se çifti ka pasur githnjë probleme me njëri tjetrin, por 40 vjeçarja a sakrifikuar jetën për dy fëmijët.
“Kanë jetuar jashtë, problemet i kanë hequr familja, i ati dhe e ëma. Kanë pasur probleme, siç thonë këta, por sakrifikoi për hatër të fëmijëve, sa dha edhe jetën”, tha një prej tyre.
“Gjendje më e rëndë se kjo nuk ka ku shkon më. Kanë vite që jetojnë jashtë, e kemi shok, koleg, e di që në kohën që është lidhur me të. I bëri dokumente, e mori atje. Ndodhi kjo që ndodhi”, u shpreh një tjetër.
Enkelejda Limaj u masakrua nga ish-bashkëshorti i saj, Eduart Danaj, rreth orës 06:00 të ditës së enjte, në Menidi të Greqisë.
50 vjeçari e ka pranuar në polici se ka qenë një ngjarje e planifikuar nga ana e tij.
Viktima e ka denoncuar kryefamiljarin 3 herë për dhunë dhe kanosje në familje. Në mars të këtij viti ata u divorcuan.