Humbi kontrollin e kamionit, drejtuesi 28 vjeç përfundon në spital

Një kamion ka dalë nga rruga pasditën e sotme, si shkak të humbjes së kontrollit nga drejtuesi 28 vjeç.


Policia njofton se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Shenjtë”, Shkodër, rreth orës 17:57.

S.M., 28 vjeç është drejtuesi i kamionit, i cili ndodhet në spital duke marrë kujdesin e nevojshëm dhe jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë 

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:57, në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtë”,  dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e mjetit nga drejtuesi, kamioni ka dalë nga rruga.

 Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi S. M., 28 vjeç, i cili  ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës nën  kujdesin e  mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme