Ndërtimi i deponisë rajonale në Novaci, vitin e ardhshëm

Gazetar: Miki Trajkovski

Dhe derisa ndërtimi i deponisë rajonale është paralajmëruar për vite me radhë, çdo ditë komunat hedhin mbeturina në deponitë e paligjshme. Tani nga Ministria e Mjedisit Jetësor për Alsat-in paralajmëruan se ndërtimi i deponisë rajonale për rajonin jugperëndimor dhe të Pellagonisë në Novaci të Manastirit do të fillojë në vitin 2025.

“Aktivitetet për ndërtimin e deponisë për rajonet Jugperëndimore dhe të Pellagonisë zhvillohen në përputhje me planin e projektit. Në rrjedhë është përgatitja e dokumentacionit të tenderit për ndërtim. Për momentin finalizohet tenderi për pajisje (automjete, kosha) dhe për mbikëqyrje. Ndërtimi do të fillojë në gjysmën e dytë të vitit 2025”, thonë nga Ministria e Mjedisit Jetësor.

Ministrja ende aktuale e Mjedisit Jetësor, Kaja Shukova, në maj të vitit të kaluar tha se deri në fund të vitit 2024, do të kishin me çfarë të lëvdohen. Por, tani projekti do të presë deri në vitin 2025.

“Të mos presë opinioni se ne do të kemi deponi të plotë në disa hektarë. Ky është proces, kur mbyllet një qeli, niset e dyta, e treta, etj, në përputhje me kapacitetin e deponisë. Shpresoj se deri në fund të vitit 2024, atje do të kemi diçka me të cilën do të lavdohemi”, tha Kaja Shukova – ministre e Mjedisit Jetësor.

Ndërsa bëhen ankandet me datat, aktivistët e shoqërisë civile tashmë tre vite me radhë zhvillojnë betejë juridike me institucionet për deponinë e paligjshme në Strugë. Lënda gjendet tashmë 8 muaj në fazë të ankesës në Gjykatën e Apelit.

“Kjo është një sjellje e papranueshme e Gjykatës së Apelit në Manastir, sepse është një padi, kërkesa e së cilës është marrja e masave urgjente dhe të paprolongueshme për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të shëndetit të qytetarëve në komunë, gjë që është në interes publik. Dhe qëndrimi i këtillë i Gjykatës së Apelit ndaj zgjidhjes së një çështjeje kaq madhore është i papranueshëm”, tha Gligorie Qatoski – aktivist civil.

Në vitin 2021, Shoqata e juristëve të rinj të Maqedonisë ngriti padi kundër Komunës së Strugës, Ndërmarrjes komunale të Strugës dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor, pasi nuk kanë bërë asgjë për rehabilitimin dhe zhvendosjen e deponisë. Ata kërkojnë që gjykata të ndalojë hedhjen e mëtejshme të mbeturinave në Strugë, ndërsa hapësira të pastrohet dhe të rivitalizohet. Masa e tyre e fundit është të padisin shtetin para Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme