BDI: Mogherini e vlerësoi “konstruktivitetin” tonë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti priti sot në një takim shefen e Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini, e cila po viziton Shkupin në kuadër të një turi ballkanik.

Duke njoftuar takimin përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Ahmeti ka vlerësuar bashkëpunimin 16-vjeçar të BDI-së me SHBA dhe BE.

“Ne kemi qenë, jemi dhe do të mbetemi partnerë të komunitetit ndërkombëtar. Kriza institucionale nuk mund të kthehet në një krizë ndëretnike dhe ne do të mbetemi të përkushtuar për të arritur një zgjidhje politike”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka nënvizuar se prioritete të forcës së tij politike mbeten sundimi i së drejtës, shteti ligjor, përmbushja e Marrëveshjes së Ohrit, si dhe integrimi në BE dhe NATO.

Nga ana e saj Mogherini, sipas postimit të Ahmetit, shprehu vlerësimin e saj për rolin konstruktiv të BDI-së për të zgjidhur këtë krizë.

“Ajo ka theksuar se, Bashkimi Europian është pranë nesh, në përpjekjet tona për ta zgjidhur krizën dhe për të vijuar dialogun tonë”, përfundon postimi i Ahmetit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme