Përfshihet nga zjarri Spitali Rajonal i Shkodrës, krijohet panik tek pacientët. Ja si paraqitet gjendja…

Spitali rajonal i Shkodrës është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të mërkure. Mësohet se zjarri ka rënë në farmacinë e spitalit, ndërsa janë shkaktuar dëme të vogla materiale.


Ka ndërhyrë menjëherë shërbimi zjarrfikës i qytetit për të shuar flakët e të kthejë në normalitetin në qendrën shëndetësore.

Pacientët dhe stafi mjekësor janë përfshirë në panik për shkak të situatës së krijuar, por situata është vënë nën kontroll brenda pak minutave, për të mos përhapur flakët më tutje.

Po punohet për gjetjen e shkakut të këtij zjarri, e cila përfshiu farmacinë e spitalit të Shkodrës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme