Dyshohej për rrjedhje gazi në banesë por zjarrfikësit gjejnë 14 kg drogë! Në pranga 30 vjeçari shqiptar

Një 30 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Itali pasi iu gjetën në banesë 14 kilogramë lëndë narkotike.


Ka qenë shërbimi i zjarrfikëse ajo që ndërhyri fillimisht në banesë, pasi dyshohej se kishte rrjedhje gazi.

Sapo është vënë re lënda narkotike, ata njoftuan policinë e cila mbërriti menjëherë në banesë dhe sekuestroi drogën.

Lënda narkotike ishte e ndarë në kallëpe dhe e futur në 3 thasë të ndryshme, të cilat mbanin sipër logo të markave të veshjeve.

Përgjatë operacionit policor, në zonë mbërrin dhe 30 vjeçari shqiptar, i cili përdorte pronën dhe arrestohet nga uniformat blu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme