Replika të shumta në seancën për Qeverinë e re

Gazetar: Adnan Qaili

Replika të shumta në seancën për Qeverinë e re. Deputetë të opozitës nga LSDM dhe BDI kritikuan mandatarin që nga emri kushtetues i vendit e deri te programi qeveritar. Ndërsa deputetë të opozitës nuk kursenin “sulmet” për qeverinë ende të paformuar, ish-opozita që tani merr pushtetin u kundërpërgjigj me akuza të ashpra për katandisjen e shtetit.

“Zonja Velimova a flini ju e qetë dhe sepse bashkë shkuam e luftuam të ketë sukses referendumi 2018. Së dyti, a e keni ndërgjegjen e pastër që çdo muaj, për ata të paaftë që sot fole, i ke lutur të keni rritje prej 30% të pagës nga drejtori i Agjencisë së punësimit. Si nuk ju vjen turp që ishit anëtare e bordit drejtues dhe në fund një muaj para përcaktimit të listave nuk patët turp të intervenonit çdo ditë 24 orë që ta punësoni djalin në EMV”, tha Oliver Spasovski, Deputet i LSDM-së.

“Nga qeveria e re parashikohet shfuqizimi i balancuesit, instrument i cili mundëson dhe mbanë llogari të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të përkatësive etnike në institucionet shtetërore. Ne e dimë se balancuesi ka luajtur rol tejet pozitiv të të gjitha komuniteteve e sidomos të shqiptarëve, andaj heqja e këtij instrumenti pa gjetur një zgjidhje më të mirë do të thotë shkelje e rëndë e përcaktimit dhe vlerës themelore të rendit kushtetues”, theksoi Rina Ajdari, Deputete e “Frontit Evropian”.

“Është dashur tek ‘Sever’ ta shtoni Republika ‘Severina’ ta shkruani sepse e keni … popullin! Nga ajo që i keni premtuar qytetarëve para zgjedhjeve sepse ashtu do të ishte më adekuate”, tha Dimitar Apasiev, Deputet nga “E majta”.

Halil Snopçe, Deputet i VLEN “BDI duhet të jep përgjigje që gjatë qeverisjes 2020-2024 nuk liruan asnjë të burgosur politik, nuk zgjodhën asnjë rast të montuar. I vetmi që u lirua prej 22 viteve burg ishte Sasho Mijallkov. Gjatë qeverisjes së BDI-së u lejua edhe Nikolla Gruevski të ikën përmes Shqipërisë. E latë në gjendje të katandisur arsimin dhe shëndetësinë, e latë shtetin më të korruptuar në Evropë. E latë shtetin me vetëm 2% besim në gjyqësor. E latë shtetin me parametrat e indeksit më keq bile se edhe në kohën e Gruevskit.”

“Të fokusohemi në atë që është e nevojshme si për maqedonasin ashtu edhe për shqiptarin sepse edhe shqiptari nga Dibra dhe maqedonasi nga Pehçeva e Berova po emigrojnë duke kërkuar ndryshime nga e gjithë ajo që ka ndodhur në vitit e fundit. Lejoni të filloj së funksionuari kjo qeveri, e cila bazohet në tre principe, e pastaj të komentojmë”, shtoi Nikolla Micevski, Deputet i VMRO DPMNE-së.

Në Qeverinë e re VMRO DPMNE-ja, dhe partnerët e saj të koalicionit “Maqedonia Ime”, do të kenë numrin më të madh të ministrive, gjithsej 16. Koalicioni VLEN do të drejtojë gjashtë ministri. BDI-ja ishte pjesë e Qeverive të Maqedonisë së Veriut, qoftë me VMRO DPMNE-në apo LSDM-në, që nga viti 2002./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme