Gazetar: Adnan Qaili
Në ditën e dytë të debatit në Seancën për votimin e qeverisë së re në Kuvend pati përplasje të ashpra tonesh dhe argumentesh ndërmjet të dyja palëve shumicës dhe opozitës. Nga LSDM kritikojnë që nuk po përfillet dinjiteti dhe emri i shtetit, kurse nga VMRO-ja thonë se janë socialdemokratët që ndërruan emrin.
“Nëse zgjedhjet e fituara nga VMRO DPMNE për dikë do të thoshte shpresë, tani ende pa u akomoduar në adresën ‘Ilindenska nr.2’ mund të konstatojmë se shpresa vetëm se ka ikur. Sepse tani u sollën lojërat pas zgjedhjeve. Është frapante si për disa ditë janë shkelur shumë çështje. Nuk përmendet emri shtetit, e ku do të jetë dinjiteti dhe ardhmëria e shtetit”, deklaroi Sonja Llukarevska, Deputete e LSDM-së.
“Askush nga LSDM nuk ka të drejtë morale e njerëzore të fole për ndjekjen gjyqësore, dhe kur të votoj sot për qeverinë e re do të jem krenar për spastrimin e gjykatave që kanë quar të pafajshëm nëpër burgje”, tha Bojan Stojanovski, Deputet i VMRO-së.
“Në mënyrë misterioze u zhduk nga programi edhe premtimi i dytë që bullgarët në kushtetutë nuk do të jenë, dhe tani u ndryshua që do të njihet si minoritet por me kushte të reciprocitetit… Propozuat zëvendëskryeministër që ka raporte të mira me Rusinë dhe me bindjet e tij është në anën e kundërt të interesave tona kombëtare”, deklaroi Borçe Cvetkov, Deputet i LSDM-së.
“Si ka mundësi që kuadri i Zoran Zaevit të flasë për emrin, identitetin dhe tradhtinë kombëtare? Turp! Sepse po ju rikujtoj që ‘Loui” juaj nga Strumica betohej në gjithçka që nuk do ta ndërronte emrin dhe burgosi gjysmën e grupit të deputetëve për ta ndrruar emrin dhe ju keni ardhur tani këtu për të luajtur me ndjenjat e qytetarëve, pa turp dhe perde”, tha Lupço Prenxhov, Deputet i VMRO-së.
“Nuk keni legjitimitet etnik sado që mund të jetë legale, prandaj ju definojeni njëherë a jeni akoma me koalicionin ‘Mozheme’! Nëse jeni fitues urdhëro dil fol për rastet e montuara të Harun Aliut, Monstrën dhe gjitha tjerat që janë me radhë. Pa legjitimitet don të bëhesh pjesë e qeverisë, dil trego se ke gjitha mekanizmat që keni manipuluar me vite me opinionin”, deklaroi Blerim Bexheti, Deputet i Frontit Evropian.
“Stoilkoviçin nuk e sollëm ne, por e gjetëm ne mesin tuaj! As ky, e as Vuçiçi dhe as Serbia e as Rusia nuk i ka dëmtuar shqiptarët sesa BDI-ja. Mbi 50% të shqiptarëve i keni quar në mërgim. Sesa jeni anti-Rusi ja ku i keni fotot! Kush e solli Llavrovin në Maqedoni? Ja edhe foton tjetër, ministri i juaj me gjeneralin serb ja edhe foton tjetër ku në mënyrën më absurde nuk është në protokollin e asnjë shteti që një kryetar partie të takoj një kryeministër të një shteti që e quan armik”, u shpreh Adnan Azizi, Deputet i VLEN.
Shumica parlamentare përbëhet nga 78 deputetë, 58 nga koalicioni VMRO-DPMNE, 14 nga Vleni dhe gjashtë nga ZNAM. /Alsat.mk