Drini Zeqo dhe Dea Vieri u komentuan pak më parë për një lidhje të mundshme dashurie.
Kjo në bazë të fotografive që sollën në rrjete sociale ish-banorët e Big Brother VIP Albania 3, ku dukeshin shumë të afërt.
Dyshja bënë të dyshohej për një romancë dashurie për shkak të kohës që kalonin me njëri-tjetrin, megjithëse kjo nuk u konfirmua asnjëherë.
Të ftuar së fundmi në Top Arena, ata kanë folur pak a shumë për këtë pjesë.
Dea është pyetur nga gazetari se përse i ka fshirë imazhet me të, e cila reagoi menjëherë duke thënë se ia kërkoi ai.
Ndërsa e vuri disa herë në siklet, në shumë raste la të kuptohej se kanë qenë bashkë.
Sidoqoftë, dyshja u panë në një raport të mirë, pavarësisht asaj nëse janë vetëm miq apo më shumë.