Një qytetar konsumoi fototoksinë mesditën e sotme (2 korrik) përpara dyerve të Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion. Sipas uniformave blu dyshohet se ky akt i rëndë i ndërmarrë nga 63 vjeçari lidhet me humbjen e pasurisë për shkak të mikrokredive.
Sipas gazetares Klodiana Lala, qytetari P.T., ka kërkuar takim në SPAK me persona të autorizuar që mund ta ndihmonin me çështjen e tij.
Nuk dihet nëse ky takim i është mundësuar apo jo, e nëse po si ka vijuar.
63 vjeçari konsumoi helmin përpara dyerve të Prokurorisë së Posaçme, e momentalisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nuk janë dhënë sqarime të mëtejshme përsa i përket gjendjes së tij shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.07.2024, në rrugën “Panorama”, përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
LEXO EDHE