MPB njofton: 146 gjoba në Shkup, 43 ndaj motoçiklistëve

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (07.02.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 146 gjoba, nga të cilat 15 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, tri gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër gjoba për mosvënien e rripit të sigurimit, tri sanksione për kalim në semafor të kuq. Janë shqiptuar dhe 43 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave, pesë masa për automjete të paregjistruara…

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme