Janevska: Fëmijët me nevoja ndryshe do të identifikohen me potencialet e tyre arsimore

Avancimi i arsimit gjithëpërfshirës është përcaktim programor i Qeverisë së re, ndërsa personalisht do të angazhohem që fëmijët me nevoja ndryshe arsimore të mos identifikohen me diagnozën e tyre, por me potencialet të cilat i kanë zhvilluar me ndihmën e arsimit, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në fjalimin e saj në ngjarjen “Biseda për barazi” të cilën e organizoi Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi.

“Arsimi gjithëpërfshirës është sfidë serioze, shumëllojësh, e cila kërkon punë të përkushtuar në ekip, ndërsa para së gjithashë perceptim të plotë në çfarë gjendje është për momentin”, theksoi ministrja Janevska, duke shtuar se MASH pasataj do të sjellë zgjidhje konkrete, për të cilat publiku do të jetë transparent dhe i njoftuar në kohë.

“Në këtë proces, partneri ynë i parë do të jenë prindërit, të cilët gjatë periudhës së kaluar, në çdo rast, theksuan qartë se nga vendi nuk presin keqardhje, por mbështetje konkrete për të siguruar përparimin e fëmijëve të tyre. Nuk duhet të vazhdojnë politikat të cilat nga arsimi në vend të mundësive, kanë bërë pengesë për përparimin e këtyre fëmijëve. Prandaj do t’i përfshijmë edhe praktikantët-mësimdhënësit, shërbimet profesionale, asistentët arsimorë, kemi institute të specializuara, të gjithë së bashku mund të ndërtojmë arsim cilësor gjithëpërfshirës”, tha Janevska.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme