“Kurrë nuk më ka mërzitur”- Homazhet për Ismail Kadarenë, vajza e shkrimtarit: Ishte i veçantë në gjithë gjërat që bënte

I është dhënë lamtumira e fundit kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare, në varrezat e Tufinës, në Tiranë, pas mbarimit të homazheve në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.


Vajza e tij, Gresa Kadare, në fjalën e saj në varreza ku ishin të pranishëm vetëm familjarë të shkrimtarit, është shprehur se Kadare ishte krejt i veçantë në të gjithë gjërat.

“Kurrë nuk më ka mërzitur për neglizhencat e mia qysh fëmijë”, është shprehur ajo.

 “Ishte krejt i veçantë si në gjithë gjërat e tjera. I bindej vetëm ligjeve të letërsisë. Kurrë nuk më ka mërzitur për neglizhencat e mia. E plotë e plotë të tjera, por nuk ka kursente sarkazmat për autorët që unë lexoja. Nga ana tjetër entuziazmohej sa i gjeja ndonjë rresht të goditur. Këtë filozofi e kam adoptuar dhe vetë që nga fëmijëria”, u shpreh vajza e Ismail Kadaresë.

Të pranishëm në ceremoninë mortore ishin dhe mbesat e nipërit e Kadaresë, të cilët u panë të përlotur krah njëri-tjetrit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme