Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se me datë 07.03.2024 në ora 18:00 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, me urdhër të gjykatës kanë ndaluar V.S (28) nga Strimnica e Tetovës.
“Ai kërkohej me urdhër qendror për të vuajtur dënimin me burgim prej dy vitesh për veprën penale “prodhimi dhe vendosja e paligjshme në treg të lëndëve narkotike. V.S është dorëzuar në Burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit me burg”, thonë nga MPB.