“Prangat në duart e Beqajt po shiten si vendosje drejtësie”, Kryetari i LRE: Po nuk hapëm petët e lakrorit të asaj që po ndodh në sistemin shëndetësor shqiptar nuk kemi bërë asgjë !

Kryetari i LRE, Arian Galdini ka reaguar për arrestimin e ish-ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj.


Përmes një video-je të publikuar në rrjetet sociale ai shprehet se ky është një lajm i shumëpritur dhe dita e sotme është një nga ato ditë që do të duhej që gjithkush të mendonte se ndoshta shpresa po vepron.

Është vetëm një pjesëz që përpiqet që të na i shesë prangat në duart e Beqajt si vendosje drejtësie”– thotë Galdini duke sjellë dhe një herë në vëmendje faktin që ish ministri nuk është arrestuar për çështjen në sistemin shëndetësor, ndaj qytetarët duhet të jenë të vëmendshëm me çfarë po ndodh.

“Po nuk hapëm petët e lakrorit të asaj që po ndodh në sistemin shëndetësor shqiptar nuk kemi bërë asgjë. Po nuk hyri drejtësia të shëndetësia nuk ka bërë asgjë. Arrestimi i Beqaj është një lajm se ndoshta mund të fillojë drejtësia të funksionojë..”-theksoi ai.

Pjesë nga fjalimi :

“Sot është një nga ato ditë që do të duhej që gjithkush të mendonte se ndoshta shpresa po vepron, për mua personalisht ka qenë një betejë e gjate e fortë emocionale si qytetar që kam bërë kundër korrupsionit në shëndtësi,mafias farmaceutike dhe kundër mizorisë pangopësisë së sistemit shëndetësor shqiptar. Sot doli lajmi që shumëkush e ka pritur prej kohësh, ish-ministri Beqaj është në pranga, ndoshta ka njerëz që mendoni nëse Galdini është më i lumturi se iu realizua një premtim që kishte bërë shumë vite më parë që nuk do të gjente paqe derisa të shihte Beqajn në pranga. Nuk jam njeri që jetoj me mllef, nuk është cështje gëzimi se dikush ra në pranga, nuk i gëzohem hakmarrjes dhe inateve. Arrestimi i Beqaj nuk ka rëndësi për hakmarrje por sepse ndoshta ka hapur portën e drejtësisë. Ka shumë rëndësi të mos kënaqemi me hakmarrjen por të përpiqemi të ndërtojmë drejtësinë.

Patjetër që arrestimi i Ilir Beqaj është një lajm që e ngjall këtë ndjesinë e drejtësisë, por ai nuk është arrestuar për atë që ka bërë në sistemin shëndetësor, pra nuk jemi akoma te hapja e petëve e lakrorit të gjithckaje që ne e dijmë se është batërdia e sistemit shëndetësor ne vendin tonë. Është vetëm një pjesëz që përpiqet që të na i shesë prangat në duart e Beqajt si vendosje drejtësie, kemi ndoshta fillimin . Unë eci ngadalë dhe dua të ftoj shqiptarët të jemi të kujdesshëm dhe të presim cdo të ndodhë. Abuzimi me fondet e BE është një gjë kriminale por ju e dini gjithashtu se BE i ka të gjitha mundësitë të mbrojë vetveten, por ajo që është instaluar në sistemin shëndetësor shqiptar është jashtë cdo lloj koncepti që qytetari shqiptar të ketë mundësi me u vetëmbrojt. Po nuk hapëm petët e lakrorit të asaj që po ndodh në sistemin shëndetësor shqiptar nuk kemi bërë asjgë. Po nuk doli e vërteta ne atë që po ndodh në sistemin shëndetësor shqiptar instalim i një strukture , mendësie dhe kulture krejtësisht kriminale prej zuzarësh që nuk kanë as shpirt human që janë betuar për urdhrin e hipokratit por zbatojnë vetë urdhribn e xhepit. Po nuk hyri drejtësia të shëndetësia nuk ka bërë asgjë. Arrestimi i Beqaj është një lajm se ndoshta mund të fillojë drejtësia të funksionojë..”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme