Çfarë u tha sot Mickoski ambasadorëve?

Gazetar: Suad Bajrami

Kryeministri Hristijan Mickoski, iu përgjigj ambasadorëve të vendeve të BE-së dhe SHBA-së, të cilët një ditë më parë kundërshtuan ashpër paralajmërimet për shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor, shkruan Alsat.

Mickoski ironizoi se vetë ata që thonë se gjendja në gjyqësor është katastrofale tani kundërshtojnë reformat.

“600 mijë qytetarë votuan për këtë koalicion, dukshëm që për ata nuk nënkupton asgjë, edhe për politikat dhe programin e qeverisë. Njëkohësisht, të njëjtët thonë se gjendja me sundimin e ligjit është katastrofale. Njëkohësisht të njëjtit në raportet e tyre thonë se lulëzon krimi dhe korrupsioni”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Mickoski i ftoi ambasadorët që nëse kanë siç tha zgjidhje më të mirë, në mënyrë që të kthehet besimi i qytetarëve te organet gjyqësore, le ta ofrojnë.

“Ja në rregull, unë jam i gatshëm, çdokush që ka ide më të mirë dhe i ftoj ekspertët, ambasadorët të vijnë dhe të tregojnë si duhet. Vetëm të mos jetë sikur deri më tani. Pasi deri më tani, e pamë se çfarë do të thotë, sikur deri tani. Raste të montuara, porosi politike, njerëz të cilët janë viktima të përndjekjes, njerëz të cilët nga kriminelë bëhen qytetarë të ndershëm. Ja kështu është gjendja momentale në prokurori dhe gjyqësor”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir në konferencën për zbatimin e rekomandimeve të Misionit Vlerësues nga ana e Këshillit Gjyqësor, porositi qeverinë se shpërndarja e Këshillit Gjyqësor dhe atij të

Prokurorëve, do të nënkuptonte përzierje të pushtetit ekzekutiv në atë gjyqësor. Ambasadori rekomandon që të mos ndërmerren hapa të tillë pasi që nuk janë dëshmuar si efektive.

Ideja e Mickoskit, e cila është edhe pjesë e programit qeveritar, ka hasur edhe në kundërshtimin e ekspertëve, të cilët gjithashtu kërkojnë të mos ketë ndërhyrje të ekzekutivit në gjyqësor./ Alsatg.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme