Policia e Shtetit ka njoftuar ditën e sotme se është bërë arrestimi i Juri Ymeraj në Romë të Italisë me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri. Ai është i akuzuar nga SPAK për pastrim parash dhe përfshirje në dosjen e inceneratorit të Fierit. Në lidhje me rastin ka reaguar i ati i Juri Ymeraj, duke u shprehur se lajmi është i pavërtetë.
Petrit Ymeraj, i ati i të arrestuarit, pretendon se djali i tij ka marrë pafajësinë për akuzat e ngritura ndaj tij nga Struktura e Posaçme Anti Korrupsion.
Ai shton se policia italiane e ka thirrur Juri Ymerajn vetëm për verifikim 24 orësh, duke e theksuar kështu se lajmi për djalin e tij është i pavërtetë.
Reagimi Petrit Ymeraj ka ardhur ekskluzivisht për BalkanËeb, disa momente pas lajmit të arrestimit të Juri Ymeraj.
Kujtojmë se sipas njoftimeve zyrtare, Juri Ymeraj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për shkak të akuzave të ngritura nga SPAK si i përfshirë në dosjen e inceneratorit të Fierit dhe për pastrim parash.
LEXO EDHE: