Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe toke me pemë dhe ullinj në Dhërmi, teksa era po favorizon përhapjen e flakëve më tej.
Mësohet se në vendngjarje po ndërhyjnë dhe forca nga ajri, helikopter, që po ndihmon në shuarjen e flakëve.
Si pasojë e këtij zjarri, rrezikohet dhe një numër banesash aty pranë.
Shërbimi zjarrfikës në bashkëpunim me banorët e zonës po punojnë për të izoluar flakët e për të mos lejuar hapjen e mëtejshme të tij.