Një ngjarje e rëndë shënon në Korçë, ku një 62 vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj duke pirë fostoksinë!
Rasti ka ndodhur në fshatin Kuç i Zi, ku shtetasja me iniciale L.A., konsumoi në shtëpinë e saj lëndën helmuese.
Kanë qenë familjarët e saj ata që e kanë gjetur në gjendje të rëndë dhe menjëherë kanë lajmëruar shërbimet emergjente, por ajo ndërroi jetë në spital, duke mos i mbijetuar helmimit.
Deri më tani nuk dihet arsyeja që bëri 62 vjeçaren të ndërmarrë këtë veprim vetëvrasës.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Pasditen e sotme, në fshatin Kuç i Zi, Korçë, në banesën e saj, shtetasja L. A., rreth 62 vjeçe, dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë. Kjo shtetase u dërgua për mjekim në spital, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.