Sot pritet të hapet tuneli i Llogarasë, kryeministri Rama: Do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut

Ditën e sotme (5 Korrik) pritet të hapet tuneli i Llogarasë, i cili do të shkurtojë distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta dhe do të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash.


Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociali nga tuneli i Llogarasë, të cilin e ka konsideruar si një vepër historike.

Kreu i qeverisë shprehet se tuneli do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut.

“MIRËMËNGJES dhe me tunelin e Llogarasë, një nga veprat historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në total ky projekt kushton 20.4 miliardë lekë, ndërsa është një investim infrastrukturor që konsiderohet si ndër më të rëndësishmit për jugun e vendit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme