Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë është kërcënuar ditën e enjte, ndërsa rasti ka ndodhur në zyrën e tij.
Policia ka njoftuar se i dyshuari i kishte shkuar në zyre prokurorit, duke e kanosur me fjalë, gjithashtu i dyshuari kishte veshur një antiplumb.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nuk kishte liruar zyrën e prokurorit dhe i njëjti ka kanosur me fjalë ankuesin mashkull kosovar. Gjatë kontrollit trupor i dyshuari kishte të veshur një antiplumb, i cili është sekuestruar”, bëhet e ditur në njoftim.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur të enjten, rreth orës 10:54.