Kryeministri Hristijan Mickoski ashpërson gjuhën ndaj Këshillit Gjyqësor

Kryeministri Hristijan Mickoski ashpërson gjuhën ndaj Këshillit Gjyqësor duke thënë se duhet t’u vijë turp që marrim paratë e popullit dhe nga ana tjetër gëzojnë vetëm 2 për qind besimin e qytetarëve. “Ne do të vazhdojnë të ofrojmë zgjidhje sepse për këtë edhe Maqedonia e Veriut po zbrazet.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Ky është pozicioni më i bukur, i rehatshëm, ulur në kolltukë të trashë lëkure me qilim të kuq dhe duke ardhur çdo ditë në punë, duke numëruar mijëra euro rrogë mujore dhe duke gëzuar vetëm dy për qind besim te qytetarët. Do të më vinte turp të kisha dy për qind besim. Do ta lija menjëherë punën që po bëj dhe do merresha  me diçka tjetër. Dhe ata që i pamë shumicën e tyre, që janë vendosur aty, në vend që të turpërohen dhe të thonë vetë, hajde të bëjmë vërtet diçka, ata vazhdojnë të shpenzojnë para të popullit, madje dërgojnë mesazhe në publik dhe  kërcënojnë. Dhe  është normale kur dikush dëshiron të veprojë në mënyrë invazive, të bëjë reformë, menjëherë nga ana tjetër kemi një mekanizëm mbrojtës që thotë jo, jo, ne jemi kundër, sepse reforma që parashikuam, nuk parashikonte kolltuqe më të rehatshme”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Mickoski theksoi se lufta kundër krimit dhe korrupsionit si dhe sundimi i së drejtës janë shtyllë bartëse të kësaj Qeverie.

“Në rast se i lejojmë këtë lloje të funksionarëve të cilët gëzojnë paratë e popullit dhe nuk bëjnë asgjë me besim nga dy për qind, si shtet nuk do të shkojmë gjatë. Si shtet nuk do të shkojmë gjatë, në rast se nuk bëjmë reforma serioze strukturore themelore. Ky është thelbi. Ndërsa lufta kundër korrupsionit dhe krimit dhe sundimi i së drejtës ishin ndër shtyllat bartëse gjatë kohës së fushatës të kësaj Qeverie për çka fituam mbi 600.000 vota”, shtoi ai.

Mickoski prej kohësh ka paralajmëruar shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor dhe atij të Prokurorëve, duke e cilësuar si pushtetin më të politizuar të viteve të fundit./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme