Olton Bjuland: SHBA mbështetë fuqishëm Marrëveshjen e Prespës

Drejtori kryesor për Evropën dhe NATO-N në Pentagon, Olton Bjuland thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqishëm Marrëveshjen e Prespës midis Shkupit dhe Athinës dhe shpresojnë se kontestet dypalëshe do të mbesin jashtë Aleancës Veriatlantike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës para shënimit të 75 vjetorit të aleancës së sigurisë javën e ardhshme në Uashington, Bjuland thotë se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i përmbushin reformat e nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sipas tij procesi i gjatë i integrimit mund të ndikojë që Rusia dhe aktorë të tjerë malinj ta shfrytëzojnë pakënaqësinë e popullit.

“Do të them se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mbështetës i fuqishëm i Marrëveshjes së Prespës dhe çdoherë inkurajojmë aleatët dhe partnerët tanë t’u përmbahen marrëveshjeve dhe kontestet dypalëshe dhe mosmarrëveshjet t’i lënë jashtë Aleancës së NATO-s, me qëllim që të sigurohet se ka bashkëpunim dhe stabilitet në rajon”, tha Olton Bjuland, drejtor për Evropën dhe NATO-n në Pentagon.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme