Një automjet tip Benz është përfshirë nga flakët në ecje e sipër mëngjesin e kësaj të diele (7 korrik), në aksin rrugor Dukat-Dhërmi.
Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht si pasojë e një shkëndije elektrike.
Fatmirësisht drejtuesi i automjetit, E.S., 55 vjeç nuk është lënduar, e ndërsa nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIM
Himarë/Informacion paraprak
Sot, në aksin rrugor Dukat-Dhërmi, dyshohet se aksidentalisht si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. S, 55 vjeç. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.