Vrasja në Tetovë, merret në pyetje një person dhe kontrollohen tre lokacione

Në lidhje me vrasjen që ndodhi para dy ditëve në Tetovë, Byroja për Siguri Publike ka ndërmarrë masa shtesë për gjetjen e personit ndaj të cilit ekzistojnë dyshime të bazuara se ka kryer veprën.

“Pas urdhrave nga Gjykata Themelore e Tetovës janë kontrolluar tre lokacione në fshatin Gajre nga ku janë marrë gjësende që mund të përdoren për zbardhjen e rastit. Në Stacionin Policor është mbajtur një person për bisedë informative”, thonë nga policia.

Ata shtojnë se të gjitha veprimet që po ndërmerren janë në koordinim me Prokurorinë Publike.

Kujtojmë se më 5 korrik në ora 20:35 në Stacionin Policor në Tetovë është raportuar se në rrugën “Shtipska”, një person me automjetin “Mercedes” ka gjuajtur ndaj automjetit “BMW” nga ku ka qenë personi R.T (39) i cili humbi jetën në vendngjarje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme