EMRI/ I shpallur në kërkim që prej vitit 2018 pasi plagosi një shtetas me kaçavidë, arrestohet 28 vjeçari në Kakavijë

Një 28 vjeçar është arrestuar në Pikën Kufitare të Kakavijës pasi në vitin 2018 ka plagosur një shtetas me kaçavidë.


Enea Arapi ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet vendase, pasi me datë 15 mars 2018 sulmoi me dashje një person duke e lënduar me kaçavidë.

Gjykata e Korçës e ka dënuar Arapin me 3 vite e 6 muaj heqje lirie për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

NJOFTIM

PKK Kakavijë

Shërbimet e Policisë të angazhuara maksimalisht për krijimin e lehtësirave, eleminimin e radhëve në hyrje/dalje të vendit, për shkak të fluksit në sezonin turistik.

Ndërkohë Policia Kufitare ka shtuar masat dhe për parandalimin e goditjen e paligjshmërive që mund të zhvillohen duke përfituar nga fluksi i lartë.

Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve me DVP Korçë, Policia Kufitare në hyrje të RSH-së, kapi shtetasin e shpallur në kërkim:

Enea Arapi, 28 vjeç, banues në fshatin Rrëmbec, Maliq.

Gjykata e Korçës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas më datë 15.03.2018 gjatë një konflikti të çastit ka goditur me send të fortë (kaçavidë), një shtetas.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Korçë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme