Balancuesi: “Vetë deklarim për etninë për punësime. Kjo e dhënë mbetet në profil”

Qeveria e re ka filluar me emërimet në institucione dhe drejtori të ndryshme, por sipas disa vëzhguesve “ka kundërshti mes asaj që thuhet për optimizimin e administratës dhe hapjeve të institucioneve të reja që parashikon qeveria sipas programit të saj”. Kështu thotë Neda Maleska Saçmarovska, Drejtore Ekzekutive pranë Qendrës për Menaxhimin me Ndryshimet, e cila bën analiza për funksionimin e administratës me vite.
Sipas saj qeverisë i duhet dhënë megjithatë më shumë kohë, por disa përzgjedhje kuadrosh nuk janë bërë sipas kritereve që kërkon detyra. Qeveria e re paralajmëroi edhe anulimin e balancuesit, një mekanizëm që garantonte përfaqësim të drejtë në administratë.
“Duhet pasur kujdes për përfaqësimin e drejtë por në mënyrë të tillë duke mos anashkaluar sistemin, por duke krijuar rregulla ku për shembull njerëzit vetë deklarojnë përkatësinë etnike për punësim dhe kjo e dhënë mbetet në profilin e tyre”, thotë Neda Maleska Saçmarovska. Drejtoresha Ekzekutive pranë Qendrës për Menaxhimin me Ndryshimet fliste për emisionin “Programi 200” që transmetohet sot (në ora 18:00) në Alsat!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme