Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi njofton se po punohet intensivisht për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë fshatrat e bashkisë Dropull.
Përmes një postimi në Facebook, Peleshi shprehet se helikopteri Cougar dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura kanë ardhur në ndihmë të operacionit për shuarjen e zjarreve.
Gjithashtu nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po punohet me forcat dhe automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet për të stabilizuar situatën e krijuar prej ditës së djeshme.
Postimi
Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po punohet me forcat dhe automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet për të stabilizuar situatën e krijuar prej ditës së djeshme.