EMRI/ I shpallur në kërkim për vjedhje nga tre drejtori vendore të Policisë, arrestohet në kryeqytet 26 vjeçari

Një 26 vjeçar është arrestuar ditën e sotme (9 korrik) në kryeqytet, pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale ‘vjedhje’.


I riu i identifikuar si Korado Mile, banues në kryeqytet, është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 6 muaj burg.

Përveçse në Tiranë, Korado ishte i shpallur në kërkim dhe nga policia e Durrësit dhe Shkodrës po sërish për vjedhje.

NJOFTIM

Tiranë/Vijojnë kontrollet në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”.

Kapet dhe ndalohet një 26-vjeçar i shpallur në kërkim nga 3 drejtori vendore të Policisë, për veprën penale “Vjedhja”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, u kap shtetasi në kërkim Korado Mile, 26 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu, nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Durrës dhe nga DVP Shkodër, për të njëjtën vepër penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme