Këngëtarja e njohur shkodrane, Eli Malaj, në një intervistë televizive, ka rrëfyer prapaskenat e këngës “Mosmirënjohja”, ku Besi ia ka dedikuar nënës së fëmijëve, këngëtares Xhensila Myrtezaj.
Gjithashtu, ajo mori shumë mesazhe të bukura nga miqtë e saj, mes tyre edhe aktori i humorit Bes Kallaku, i cili shprehu një konsideratë të lartë për të.
“Je yll bote! Je më e mira në botë! Të hëngsha zemrën!”, tha Besi në videomesazhin e dërguar.
E pyetur për bashkëpunimin e tyre, “Mosmirënjohja”, Eli tha se kushdo të ishte do të kishte dalë një produkt po aq i mirë. Ajo shtoi se ishte moment i keq për Besin, por rasti i tij mund t’i kishte ndodhur kujtdo.
Eli Malaj: “Unë mendoj që ishte situata e tillë që deshi, s’deshi, jo që isha unë, por kushdo të ishte këngëtar në atë pjesë, do të ishte kënduar dhe do të ishte pëlqyer, por qëllova unë dhe mbase janë bërë të gjitha elementët e mirë bashkë. Unë mendoj që kushdo të ishte, edhe po mos të isha unë, ishte momenti i keq i Besit, por si Besi janë shumë, si Besi mund të isha unë, por qe momenti i keq, por i doli ndoshta në faqe a nuk e di, diçka e tillë.
Janë shumë si Besi, në tërë botën kështu që ai nuk është i vetmi. Historitë janë të ngjashme në tërë botën. Qëlloi që është i njohur, Besi është djalë i mirë, është djalë me botë, mbi të gjitha e ka zemrën e mirë. Kur e ke zemrën e mirë, gjithçka është mirë. Situata të këqija kemi gjithmonë”.