“Ejani, babi po na rreh!” – 13 vjeçari shqiptar telefonon policinë për ndihmë, efektivët e gjejnë në rrugë të përlotur, brenda banesës po dhunohej e ëma

Një djalë 13 vjeçar shqiptar ka telefonuar policinë në Civitanova Marche (Macerata), duke i kërkuar ndihmë, pasi i ati po e dhunonte.


“Ejani se babi po na rreh” ka qenë thirrja e tij në telefon.

Kur uniformat blu mbërritën në adresën e dhënë nga i mituri, ata gjetën dy fëmijë të mitur në rrugë, të përlotur e një prej tyre kishte shenja dhune në trup.

13 vjeçari ka shpjeguar se në banesë po dhunohej e ëma, një grua 42 vjeçe, me origjinë shqiptare.

Efektivët i kanë dhënë ndihmën e parë gruas së lënduar dhe dy fëmijëve të mitur.

Kur policia ka hyrë brenda në banesë, kryefamiljari 47 vjeçar ishte në dhomën e gjumit.

Ky i fundit është arrestuar menjëherë, ndërsa gruaja me fëmijët janë dërguar në urgjencë e më pas në stacionin e policisë Civitanova Marxhe, ku nga nëntori 2023, është hapur një dhomë kushtuar viktimave të dhunës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme