Vazhdon Samiti i NATO-s në Uashington, mbetet i pasigurt takimi Mickoski- Mitsotakis

Në Uashington vazhdon Samiti i NATO-s, me rastin e shënimit të 75 vjetorit të formimit të Aleancës në vitin 1949. Tema kryesore janë sigurimi i mbështetjes së qëndrueshme për Ukrainën, planet për parandalimin dhe mbrojtjen e anëtarëve të Paktit, forcimi i industrisë dhe investimeve të mbrojtjes dhe forcimi i partneriteteve globale.

Sekretari i përgjithshëm në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi mbrëmë se pret që në Samit të merren vendime të rëndësishme për të ardhmen e Aleancës, si dhe vendime për forcimin e mëtejshëm të ndihmës për Ukrainën.

Në Samit merr pjesë edhe delegacioni qeveritar i Maqedonisë me në krye kryeministrin Hristjan Mickoski, në përbërje të së cilës janë ministrat e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski dhe ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski. Në Uashington është edhe kryetari i Kuvendit Afrim Gashi i cili gjithashtu po merr pjesë në Samitin parlamentar të NATO-s.

Janë planifikuar një numër i madh i takimeve bilaterale me burrështetasit e vendeve anëtare të Aleancës, por mbetet e paqartë nëse në margjinat e Samitit, Mickoski do të takohet me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis i cili po ashtu merr pjesë në Samit.

Kryeministri Mickoski para udhëtimit për në Uashington lidhur me takimin e mundshëm me homologun e tij grek, shfaqi shpresën se nëse ndodhë kjo “do ta ruajnë dinjitetin dhe se do të bisedojnë si partnerë dhe si fqinjë të mirë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme