Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu është paraqitur ditën e sotme (10 korrik) në ambientet e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion.
Ndreu ka mbërritur në institucion rreth orës 10:00.
Janë siguruar pamjet në momentin kur Pjerin Ndreu ka hyrë brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme i vetëm.
Nuk dihet ende përse është thirrur nga Prokuroria e Posaçme, priten informacione të mëtejshme.