U mor në pyetje një orë në SPAK, Pjerin Ndreu: Jam thirrur si person në hetim për “shpërdorim detyre”. Ja për çfarë më ka kallëzuar PD-ja

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu u paraqit ditën e sotme në SPAK, ku u mor në pyetje një orë nga prokurorët e posaçëm.


Ndreu është shprehur për media se ai ndodhet nën hetim nga SPAK për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Socialisti tha se ndodhet në këtë akuzë për shkak të denoncimit nga Partia Demokratike mbi një problem procedure, ku PD-ja në Lezhë nuk është dakord që të shtrohet trotuari për qytetarët.

Sipas tij e gjitha është një kallëzim politik, e nuk ka të bëjë me asnjë shkelje.

Pjerin Ndreu u paraqit i vetëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, rreth orës 10:00.

Ndreu: Arsyeja është thirrje për një cështje që është denoncuar nga PD. Ajo që duhet thënë është 0 shkelje procedurash, 0 korrupsion dhe 0 dëm ekonomik.

Ka një problem procedure, ku PD në Lezhë  nuk është dakord që t’i bëjmë trotuarin njerëzve.

Jemi në proces, thash shpjegimit, do jap prap. Isha në cilësinë e personit në hetim për veprën penale shpërdorim të detyrës.

Është kallëzim politik, por nuk ka të bëjë me asnjë shkelje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme