Vuçiqit i vjen keq për brohoritjet kundër BE –së në Kuvend

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka falënderuar të premten shefen e diplomacisë evropiane Federika Mogherini për vizitën në Serbi, duke thënë se është e mirëseardhur, ndërkohë që ka shprehur keqardhje për incidentin në parlament gjatë fjalimit të Mogherinit.

“Sot në Parlamentin e Serbisë nuk jam ndier si dikush që është mysafir i mirë dhe sikur dikush i cili në këtë vend do të duhej të ishte mikpritës i zonjës Mogherini dhe më vjen keq për shkak të kësaj”, ka thënë Vuqiq gjatë prononcimit të përbashkët me kryediplomaten evropiane pas takimit në Beograd.

Shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini derisa po fliste në foltoren e Kuvendit të Serbisë, u prit me parullat e deputetëve të Partisë Radikale “Serbia, Rusia, nuk na duhet Unioni”.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme