Kultivoi bimë narkotike dhe krijoi lidhje të paligjshme energjie për vaditje, arrestohet 61 vjeçari në Kurbin. Asgjësohen 900 rrënjë kanabis

Një 61 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Kurbin, pasi kishte mbjellë në sipërfaqen e tokës së tij me misra, lëndë narkotike tip kanabis, si dhe krijoi lidhje të paligjshme energjie për vaditjen e tyre.


Në pranga ka rënë shtetasi i identifikuar si P.Gj., banues në fshatin Laç, i cili kishte kultivuar 900 bimë narkotike.

Uniformat blu asgjësuan bimët narkotike.

61 vjeçari akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “vjedhja e energjisë elektrike”.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme

NJOFTIM

Kurbin/Kontrolle intensive të territorit dhe hetime proaktive, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Territor i pastër”.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Corn”, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike. Gjenden dhe asgjësohen 900 bimë narkotike cannabis sativa.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 61-vjeçari, autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike.

Ky shtetas kishte krijuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike për të furnizuar sistemin e vaditjes së bimëve narkotike.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar edhe në inteligjencën policore, kanë intensifikuar kontrollet në terren.

Në këtë kuadër, u finalizua operacioni i koduar “Corn”, si rezultat i të cilit u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe u arrestua në flagrancë shtetasi P. Gj., 61 vjeç, banues në fshatin Laç.

Ky shtetas dyshohet se ka kultivuar në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, të mbjellë me misër, 900 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, ky shtetas kishte krijuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike për të furnizuar sistemin e vaditjes së këtyre bimëve.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme