Uniformat blu kanë vënë në pranga Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se Xhelal Rraja ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet pasi gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në vijim të operacionit policor të koduar “Revanshi”.
Xhelal Rraja akuzohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, e po kështu dhe për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje.
NJOFTIM
Policia e Shtetit
Pas një pune të mirëfilltë hetimore, është bërë e mundur kapja e shtetasit në kërkim Xh. Rr.
Xh. Rr. ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në vijim të operacionit “Revanshi”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.