Opozita do të kandidojë në zgjedhjet e pjesshme të bashkisë së Himarës më 4 gusht me shqiptaro-amerikanin Petro Gjikuria.
Sipas gazetarit Osman Stafa, biznesmeni shqiptaro-amerikan, Petro Gjikuria do të garojë përballë kandidatit të mazhorancës, Vangjel Tavo.
Zgjedhjet në Bashkinë e Himarës do të mbahen më 4 gusht.
Zgjedhjet për Himarën do të zhvillohen pasi kryetari i zgjedhur në 14 maj të 2023, Fredi Beleri u dënua me vendim të formës së prerë me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.
Beleri nuk arriti të marrë zyrtarisht detyrën e Kryebashkiakut, pasi nuk u lejua të betohet para Këshillit Bashkiak, ndërsa ishte në gjykim në GJKKO.