Abuzimi me fondet e BE-së në SASPAC, GJKKO-ja ndryshon masën e sigurisë për biznesmenin Gazmend Haxhia

Biznesmeni Gazmend Haxhia i është ndryshuar masa e sigurisë nga Gjykata Kundër Korrupsionit të Krimit të Organizuar, që të kalojë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje”.


Përballë togës së zezë të GJKKO-së, Haxhia deklaroi se nuk ka lidhje me akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme.

SPAK është shprehur më herët se SASPAC i ka dhënë 125 mijë euro kompanisë së biznesmenit Gazmend Haxhia për organizimin e një konferencë turizmi, “Festa”. Por për të njëjtin event, edhe Ministria e Turizmit pagoi 38.5 mln lekë, dhe nga mbi 500 mijë € tenderë, u shpenzuan 4.2 mln lekë për një darke te “Gzona”.

Haxhia u arrestua me datë 8 korrik në Rinas, teksa u kthye nga udhëtimi i tij nga Italia,  pasi GJKKO-ja kishte lëshuar për të masën arrest shtëpie, lidhur me abuzimin e fondeve të BE-së në SASPAC, nga e cila është vënë në burg dhe ish-ministri i shëndetësisë, Ilir Beqja.

Biznesmeni Gazmend Haxhia, është pronar i “Landëays International”, si dhe gjithashtu ortak në “Universitetin Polis”, ku zotëron 20% të kapitalit.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme