“Nuk është vetëm Beqaj problemi por edhe pasuesja e tij”- Kryetari i LRE: Ndodhi ajo që askush se ka imagjinuar, vendet e punës janë shitur me para në dorë nga drejtues politikë të rëndësishëm…

 Kryetari i Lëvizjes së Lirë, Arian Galdini ka folur sërish mbi skandalin në Spitalin Onkologjik dhe korrupsionin që ka përfshirë sistemin shëndetësor.


Përmes një video-denoncimi, Galdini thekson se: ”Me të ardhur në Ministrinë e Shëndetësisë Ilir Beqaj, ka futur duart e tij të liga dhe ka ndërtuar një sistem të tillë prej nga ku vështirë se mund të dalë sistemi shëndetësor shqiptar dhe mënyra se si po vepron mafia farmaceutike

Galdini bën thirrje duke thënë se nuk është vetëm ish- ministri Beqaj problemi por edhe pasuesit e tij në detyrë, të cilët kanë ndërtuar grupe të strukturuara grabitqare.

Ka ndodhur ajo që askush se ka imagjinuar, mjekët janë shitur me para në dorë, vendet e punës janë shitur me para në dorë nga drejtues politikë të rëndësishëm”-theksoi ai.

Pjesë nga denoncimi:

“Sot dua që të komunikoj mbi atë që unë e konsideroj temën më të rëndësishme të momentin, skandalin e madh që është hapur tek Onkologjiku por që përfshin jo vetëm mizorinë e sistemit shëndetësor shqiptar dhe strukturën kanceroze nga duar dhe mendje të korruptuara që e administrojnë shëndetësinë shqiptare por edhe atë që po bën mafia farmaceutike në Shqipëri.

Atë që kanë bërë këta që kanë ardhur në 2013 në pushtet nuk e ka bërë askush. Me të ardhur në Ministrinë e Shëndetësisë Ilir Beqaj ai ka futur duart e tij të liga dhe ka ndërtuar një sistem të tillë prej nga ku vështirë se mund të dalë nga kapja sistemi shëndetësor shqiptar dhe mënyra se si vepron mafia farmacedutike. Kujdes! Nuk është vetëm Beqja problemi, Ogerta Manastirliu, pasuesja e zotit Beqaj është po aq e përfshirë madje është një shteruese e vëprës së ligë që është bërë në sistemin shëndetësor shqiptar me mafian farmaceutike. Këta së bashku kanë ndërtyuar grupe të strukturuara grabitqare të cilat kanë bërë hilizmën në sistemin shëndetësor shqiptar dhe kanë arritur 3 fitore të se keqes. Politizuan, e kapën dhe e morën nën kontroll sistemin shëndetësor.

Ka ndodhur ajo që askush se ka imagjinuar, mjekët janë shitur me para në dorë, vendet e punës janë shitur me para në dorë nga drejtues politikë të rëndësishëm.

Kanë qënë të detyruar ose të merrnin kartën e anëtarësisë në PS për të marrë vendin e punës ose të blinin më para në dorë, qoftë emërim të përkohshëm ose të përhershëm sipas çmimit. “

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme